Statuti
Urdhri i Infermierit është Ent publik jobuxhetor, i cili përfaqëson interesat e përbashkëta të profesioneve: infermier/e, mami, fizioterapeft/e, teknik/e laboratori, teknik/e imazherie, logopedist/e si dhe rregullon marrëdhëniet ndërmjet tyre, në funksion të publikut, është i pavarur, profesional, i depolitizuar, i hapur për të gjithë anëtarët, pavarësisht nga përkatësitë e tyre racore, etnike, fetare apo politike
Misioni
Ruajtja e standardeve të miratuara nga Ministri i Shëndetësisë në ushtrimin e profesioneve infermier/e, mami, fizioterapeft/e, teknik/e laboratori, teknik/e imazherie, logopedist/e, nëpërmjet mbikëqyrjes së normave të Kodit Etik-Deontologjik, si dhe mbrojtjes së pacientëve dhe të publikut nga kequshtrimi i këtyre profesioneve.
Në përmbushje të tyre UISH kryen regjistrimin e anëtarëve në regjistër dhe e përditëson atë; mbikëqyr zbatimin e detyrave profesionale, siguron udhëheqjen etiko- morale e deontologjike të anëtarëve. UiSH bashkëpunon për zhvillimi e standarteve profesionale: planifikim, hartim dhe zhvillimin e programeve të formimit profesional, si dhe realizon trajnime të ndryshme në fushën e edukimit në vazhdimësi. Në përmbushje të misionit të tij konfirmon anëtarësinë në Urdhrin e Infermierit nëpërmjet dhënies së Lejës së Ushtrimit të Profesionit, si dhe garanton që anëtarët të përmbushin detyrimet e programit të riçertifikimit.
Vizioni
Mbeshtet, investon për të udhëhequr profesionet e kujdesit shëndetësor duke ofruar shëndet për të gjithë.
Impakti Global – Siguroni ekspertizë, në mënyrë aktive dhe të rregullt, në nivele të larta globale ose rajonale shëndetësore, arsimore, sociale, rregullore,
Fuqizimi i anëtarësisë – në tre shtylla : Praktika Profesionale, rregulloret e planifikimit, Mirëqenia Sociale-Ekonomike për të adresuar sfidat kryesore në nivelet rajonale dhe kombëtare.
Lidershipi strategjik – Siguroni udhëheqje strategjike për të avancuar profesionet e kujdesit për të përmbushur nevojat aktuale dhe të ardhshme të popullatës, sistemeve shëndetësore (përfshirë shëndetin dhe kujdesin social).
Rritja innovative – Identifikon, siguron dhe zgjeron kompetencave dhe të ardhurat nga
gjenerimi i mundësive, në përputhje me vlerat tona, për të arritur qëllimet e UISH.