Kreditet e edukimit në vazhdim, njohja dhe regjistrimi i tyre, si dhe statusi i certifikimit të profesionistëve të shëndetësisë trajtohen nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror (ASCK).
Çfarë mund të bëni përmes këtij shërbimi
- Të kërkoni njohjen dhe regjistrimin e krediteve të aktiviteteve të edukimit në vazhdim.
- Të përditësoni kartelën individuale të profesionistit.
- Të informoheni mbi statusin tuaj të certifikimit.
Si aplikohet
- Hapi 1
Hyni në e-Albania
Identifikohuni në portalin e-Albania me llogarinë tuaj personale.
- Hapi 2
Hapni shërbimin
Zgjidhni shërbimin “Aplikim për statusin e certifikimit të profesionistëve të shëndetësisë”, ose hapeni drejtpërdrejt me butonin më poshtë.
- Hapi 3
Plotësoni aplikimin
Aplikoni për njohjen e krediteve dhe përditësimin e kartelës individuale, ose për t’u informuar mbi statusin e certifikimit.
Keni pyetje?
Për çdo pyetje, paqartësi apo informacion të mëtejshëm lidhur me këtë shërbim, kontaktoni ASCK-në në adresën info@asck.gov.al.
