Aplikimi për licencë për herë të parë kryhet në platformën online app-uish.org, te rubrika “LICENCIM PËR HERË TË PARË”, me deklaratën e pikëve të Provimit të Shtetit nga QSHA.
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë (UISH) njofton të gjithë profesionistët se aplikimi për licencim për herë të parë do të kryhet nëpërmjet platformës elektronike online:
Për të kryer aplikimin për pajisjen me licencë për herë të parë, duhet të ndiqni këto hapa:
1. Hyni në platformën online të UISH-së dhe shkoni te rubrika “LICENCIM PËR HERË TË PARË”.
2. Plotësoni të dhënat e kërkuara dhe ngarkoni dokumentacionin përkatës, duke përfshirë:
- Deklaratën e pikëve të Provimit të Shtetit, të lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA), të cilën mund ta siguroni nëpërmjet portalit e-Albania.
3. Pasi të keni plotësuar të dhënat dhe ngarkuar dokumentacionin, klikoni butonin “APLIKO”.
4. Pas aplikimit, në platformë do t'ju gjenerohen faturat përkatëse të pagesës. Pasi të kryeni pagesën, duhet të ngarkoni mandatpagesat në platformën online të UISH-së për të vijuar me procedurën e licencimit.
