
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë njofton të gjithë profesionistët e rinj që janë duke ndjekur praktikën profesionale se, në zbatim të akt marrëveshjes së datës 11 Nëntor 2026, pas përfundimit të praktikës profesionale dhe verifikimit të dokumentacionit përkatës, do të pajisen me Vërtetimin për Përfundimin e Praktikës Profesionale, i cili nevojitet për vijimin e procedurave të aplikimit për Provimin e Shtetit.
Çfarë ndryshon
Praktika profesionale do të vijojë të zhvillohet sipas procedurave dhe afateve të përcaktuara, duke mbetur një element i rëndësishëm në përgatitjen e profesionistëve të rinj dhe në ruajtjen e cilësisë.
Për praktikantët që janë aktualisht në proces
- Praktika profesionale vijon sipas afateve të përcaktuara.
- Vërtetimi përkatës do të lëshohet pas përfundimit të saj dhe verifikimit të dokumentacionit.
- Me vërtetimin vijoni me procedurat e aplikimit për Provimin e Shtetit.
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë mbetet i angazhuar për informimin, orientimin dhe mbështetjen e profesionistëve të rinj në rrugëtimin e tyre drejt ushtrimit të profesionit.
Më shumë: Praktika profesionale · Provimi i Shtetit
