Programi i Transparencës

Hyrje


Rreth autoritetit

Kuadri ligjor rregullator

Tekstet e plota

E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi UISH Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të UISH Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga UISH Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të UISH Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga UISH Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga UISH

Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.

Lista e dokumenteve që administrohen nga UISH me afatet e ruajtjes

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “UISH”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nNjoftime të ndryshmega Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). UISH duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit UISH duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga UISH.

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, UISH duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.