May 7, 2019 marin

NJOFTIM PËR JAVËN E INFERMIERIT 7 PRILL 2019

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë njofton se në kuadër të “Javës së Infermierit”, janë duke u organizuar aktivitete në të 12 qarqet e Republikës së Shqipërisë. Kalendari i aktiviteteve është si më poshtë:

  • Prishtinë 5 Maj 2019
  • Berat 9 Maj 2019
  • Dibër 12 Maj 2019
  • Durrës 9 Maj në qytetin e Durrësit dhe 10 Maj në qytetin e Krujës
  • Elbasan 10 Maj 2019
  • Fier 7 Maj 2019 në qytetin e Fierit dhe 9 Maj në qytetin e Lushnjës
  • Gjirokastra 7 Maj 2019
  • Korçë 8 Maj 2019
  • Kukës 9 Maj 2019
  • Lezhë 7 Maj 2019
  • Shkodër 8 Maj 2019
  • Tirana 10 Maj 2019
  • Vlora 8 Maj 2019
  • Studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Elbasanit në datë 12 Maj 2019.

Në datë 11 Maj 2019 ora 9 00, në ambientet e Hotel “Xheko Imperial” Tiranë, ku do të shpallen dhe profesionistët të cilët janë përzgjedhur si modelet më të mirë të dhënies së kujdesit në nivel kombëtar organizohet një Konferencë kombëtare me temë “Vlerësimi dhe menaxhimi i urgjencave mjekësore”, me pjesëmarrjen e të gjithë Këshillave Rajonalë.

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka qënë dhe mbetet në krah të profesionistëve të kujdesit dhe do të vazhdojë t’i mbrojë dhe promovojë ata në çdo aspekt dhe hapësirë që krijohet.  Duke e bërë traditë tashmë prej disa vitesh vlerësimin e figurave që janë shembuj për tu ndjekur nga profesionistët e rinj, por duke e konsideruar dhe një motivim për profesionistët e tjerë këtë lloj vlerësimi.

Java e Infermierisë këtë vit do të fokusohet në zërin e infermierëve nga këndvështrimi i Shendetit për të Gjithë. Infermierët gjithmonë e më shumë po shihen si një figurë kryesore në mbrojtjen e shëndetit të pacientëve, duke patur burime të kufizuara për të ofruar kujdesin shëndetësor për ato që janë në situatë nevoje.

Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës infermierët janë duke bashkëpunuar me punonjësit socialë për të zhvilluar lidhje më të ngushta me komunitetin dhe ekspertët lokale për të sjellë një kujdes shëndetësor të cilësisë së lartë dhe shërbime të koordinuara me probleme të tilla si të pastrehët, të varurit nga droga dhe personat që kanë qenë më parë të  burgosur.

Infermierët, të cilët janë më të afërt me pacientin, ndihmojnë për të sjellë zërin e tyre në tryezën e politikave. Për herë të parë në OKB, këtë vit do të mbahet një takim i nivelit të lartë i Asamblesë Gjenerale të OKB-së, ku do të diskutohet rreth mbulimit universal të shëndetit (UHC). Kjo është një mundësi e mirë për ne infermierët, që të dëgjohet zëri ynë. Duhet të jemi të përgatitur, dhe Dokumenti i burimeve dhe dëshmive do të ndihmojë infermierët përreth globit të kuptojnë aspektet e ndryshme universale rreth kujdesit shëndetësor si dhe rolin e infermierëve.

Nisur nga ky objektiv ndërkombëtar, ne mund ta kthejmë atë në një objektiv kombëtar duke bashkëpunuar me institucionet tona, për të shkëmbyer eksperiencat më të mira për të rritur zërin e infermierëve në politikë bërjen në fushën e shëndetësisë.

Sukese të gjithë infermierëve!

UISH