Urdhëri i Infermierit të Shqipërisë shpall konkursin letrar “Infermieria 2021” duke përshkruar vizionin tënd :
“Infermieria e së ardhmes, sot dhe nesër”
Pjesëmarrja është e lirë. Autorët nuk kanë asnjë detyrim financiar për pjesëmarrjen në këtë konkurs.
Punimet duhet të dërgohen në adresën :
uish_albania@yahoo.com
Brenda datës 10 Maj 2021 duke specifikuar kategorinë në të cilën konkuroni : ese, tregim, poezi.
Mund të marrin pjesë, studentë, profesionistë dhe pedagogë.
Shkrimet duhet të jenë të pabotuara dhe nuk duhet të botohen deri në shpalljen e fituesve.
Çdo pjesëmarrës duhet të nisë një CV të shkurtër, të pajisur me një fotografi të tijën në një faqe dokumenti A4.
Pjesëmarrësit do të njoftohen për emrat e dhjetë autorëve finalistë në adresën e tyre të postës elektronike.
Pjesëmarrësit do të njoftohen për emrat e fituesve të çmimit të parë, të dytë dhe të tretë me 12 Maj 2021 në adresën e tyre të postës elektronike.