Urdhri i Infermierit të Shqiperisë shpall thirrjen për artikuj shkencor në kuadër të Konferencës së parë në fushën e Fizioterapisë me titull “Fizioterapia e së Ardhmes; Shkenca për promovimin e shëndetit, mirëqenies së pacientit dhe sigurisë klinike “, që do të organizohet më 5 Tetor 2022.
Fokusi i konferencës është të nxjerr në pah evoluimin e fushës së Fizioterapisë në vendin tonë këto vitet e fundit; zhvillimin e modaliteteve të reja të punës për shëndetin global përtej kujdesit të drejtpërdrejtë të pacientit, duke përfshirë mbrojtjen dhe zhvillimin e programeve rehabilituese dhe terapeutike; protokollet të cilat aplikohen në vendin tonë duke i krahasuar me ato ndërkombëtare si një strategji për zhvillim të qëndrueshëm dhe efektiv të sektorit shëndetësor dhe social; identifikimi i figurës së Fizioterapistëve në shërbimin tone shëndetësor për të kryer punë etike dhe efektive shëndetësore globale mbetet.
Të interesuarit mund të aplikojnë
📧 events@urdhriinfermierit.org