Mbyllja e procesit të votimit për Organet Rajonale të UISH

Të nderuar kolegë,

Pas përfundimit me sukses të procesit të votimit në 12 Qarqet e Republikës së Shqipërisë, për Zgjedhjen e Organeve Rajonale të UISH, janë zgjedhur Presidentët Rajonal si më poshtë :

1. Qarku Berat
President z. Laorent Gega
2. Qarku Dibër
President znj. Shpresa Biçi
3. Qarku Durrës
President z. Lufti Lami
4. Qarku Elbasan
President z. Alion Sejdini
5. Qarku Fier
President znj. Elisabeta Rista
6. Qarku Gjirokastër
President z. Ledion Pandos
7. Qarku Korçë
President znj. Delantina Mulla
8. Qarku Kukës
President znj. Etleva Sokoli
9. Qarku Lezhë
President znj. Shpresa Molla
10. Qarku Shkodër
President z. Artan Molla
11. Qarku Tiranë
President znj. Anduela Vaso
12. Qarku Vlorë
President z. Shkëlqim Zeqiri.

UISH ju falenderon për mbështetjen e dhënë në mbarëvatjen e këtyre proceseve.

Bazuar në vendimin e Këshillit Kombëtar ju bëjmë me dije se tashmë jemi në fazën e tretë të zgjedheve nga dt. 10 – 22 Dhjetor 2023 për organet qëndrore të UISH-së. Për të interesuarit duhet të plotësoni Formularin i kandidimi për Këshill Kombëtar.

Per informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni Faqen Zyrtare të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë.

Suksese!