NJOFTIM PËR DORËZIMIN E LIBREZAVE TË PRAKTIKËS PROFESIONALE

Shtator 2024

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë njofton se në datat 09 – 11 Shtator, 2024 (përfshirë keto dy data) ora 09:00 – 12:00 do të kryhet dorëzimi i Librezave të Praktikës Profesionale për të gjithë praktikantët që kanë përfunduar praktikën me Libreza fizike dhe nuk e kanë plotësuar atë nëpërmjet Platformës Online.
Për të siguruar pjesëmarrjen në provim, kandidatët e interesuar në statusin e cituar më lart duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në zyrat ku kanë bërë regjistrimin në praktikë:

1. Kërkesë për regjistrim në provim ( shkarkoni këtu).

2. Librezën e Praktikës Profesionale të firmosur nga drejtuesi i praktikës. (Nëse e keni dorëzuar në sezone të mëparshme dhe nuk jeni paraqitur në provim, duhet të specifikoni në Kërkesë sezonin e dorëzimit).

Kujdes: Studentët që kanë plotësuar Librezën Online nëpërmjet Platformës dhe kanë përfunduar të gjithë procedurën, nuk kanë nevojë të dorëzojnë asnjë dokument për regjistrim në Provimin e Praktikës Profesionale (VAP) pasi janë të regjistruar automatikisht.

Ju urojmë suksese!

UISH