Urdhri i Infermierit të Shqipërisë informon të gjithë drejtuesit e praktikës profesionale (VAP) se, pas përfundimit të praktikës 3-mujore të praktikantëve, ata duhet të kryejnë vlerësimin përfundimtar në platformën zyrtare të UISH.
Drejtuesit e praktikës duhet të jenë të regjistruar në platformë dhe të kenë të ngarkuar numrin e licencës në rubrikën Rilicensim, në mënyrë që të mund të aksesojnë seksionin e vlerësimeve.
📎 Udhëzimet e detajuara mbi mënyrën e realizimit të vlerësimit janë të publikuara në linkun më poshtë.
Ky vlerësim është i detyrueshëm për mbylljen e praktikës profesionale dhe për vijimin e procedurave të mëtejshme të licencimit të praktikantëve.