Njoftim për Fituesit e Provimit të Shtetit

March 4, 2026

Njoftim për Fituesit e Provimit të Shtetit

Shkurt – Mars 2026

Të gjithë kandidatët e profesioneve të rregulluara: Infermier, Mami, Fizioterapist, Teknik Laboratori, Teknik Imazherie dhe Logoped, të cilët kanë rezultuar Fitues në Provimin e Shtetit QSHA Shkurt – Mars 2026, duhet të aplikojnë për Lejen e Ushtrimit të Profesionit përmes Platformës Online app-uish.org, në rubrikën:

👉Ngarkoni deklaratën e pikëve të QSHA – >“Apliko për Licencë”

duke ngarkuar dokumentacionin si më poshtë:

Dokumentet që duhet të ngarkohen online:

  • Deklaratën e pikëve të Provimit të Shtetit në format PDF (të marrë pranë QSHA ose të shkarkuar nga e-Albania).
  • Mandat-pagesën, e cila do t’ju dërgohet në email pasi të keni ngarkuar dokumentet e mësipërme.
    Pas kryerjes së pagesës në bankë, duhet të ngarkoni në platformë faturën përkatëse.

Njoftimi për licencën

Pasi licenca juaj të jetë gati, do të njoftoheni përmes Platformës Online.

Dokumentet që duhet të dorëzohen fizikisht pranë zyrave të Urdhrit të Infermierit në qarkun tuaj, në momentin e tërheqjes së licencës:

✅ Diplomën dhe listën e notave të noterizuara.
✅ Fotokopjen e kartës së identitetit.

‼️ Kujdes!

📌 Diploma Bachelor duhet të jetë e ngarkuar në Platformën Online, pasi licenca përgatitet mbi bazën e saj.
📌 Fotoja e profilit në Platformë duhet të jetë foto zyrtare (për dokumente), pasi do të përdoret për gjenerimin e licencës.
Sigurohuni që fotoja të jetë e qartë dhe e përshtatshme për dokumente zyrtare.

Suksese të gjithëve!