International Congress of Healthcare Professionals Albania

KONGRESI I II UISH 2023

 

TEMA:

“PROFESIONISTËT E KUJDESIT SHËNDETËSOR SË BASHKU PËR NJË SHËRBIM SA MË CILËSOR ME STANDARD;

KOMFORTI DHE PËRKUJDESI, KUJDESI INFERMIEROR, ASPEKTE TË SHËNDETIT DHE VLERAT ETIKE”

27 – 28 Tetor 2023

Tiranë, Shqipëri

MESAZH MIRËSEARDHJEJE

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë  është i lumtur t’ju ftojë të merrni pjesë në Kongresin e II-të, 27 – 28 Tetor 2023 në  Tiranë, Shqipëri!

Me temën “Profesionistët e kujdesit shëndetësor së bashku për një shërbim sa më cilësor me standard; Komforti dhe përkujdesi, kujdesi infermieror, aspekte të shëndetit dhe vlerat etike”, Kongresi i UISH 2023 do të bashkojë forcën e fuqishme rreth 30 mijë profesionistë të kujdesit shëndetësor në Shqipëri! Për dy ditë, ne do të bashkohemi për të mësuar, ndarë dhe për të forcuar rrjetin që të ndërtojmë; për një të ardhme më të mirë për fuqinë punëtore të infermierisë dhe të profesionistëve të tjerë të kujdesit shëndetësor!

Synimi jonë është të arrijmë standartet më të larta, si të mund të ndërtojmë metoda dhe mësimet e nxjerra nga pandemia, nga mbrojtja e të drejtave të profesionistëve të kujdesit , sigurimin e kushteve më të mira të punës, optimizimi i fushës së praktikës së Infermierëve, Mamive, Fizioterapistëve, Teknik – laboratori, Teknik – imazherie dhe Logopedistëve, deri te udhëheqja e infermierisë, respekti për profesionin dhe një ndikim në politikat shëndetësore në të gjitha nivelet.

Duke nxjerrë në pah gjithashtu rëndësinë e unitetit, solidaritetit, bashkëpunimit dhe ndikimit teksa bashkohemi si një forcë për shëndetin !

 

Ju mirëpresim!

INFORMACION I PËRGJITHSHËM!

I mbajtur për herë të pare në 2018, Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë mbledh për herë të dytë  së bashku Infermierët, Mamitë, Fizioterapistët, Teknik- laboratori, Teknik – imazherie dhe Logopedistët, për të ndarë praktikat, kërkimin dhe njohuritë më të mira. Kongresi ofron një mundësi për profesionistët për të ndërtuar marrëdhënie dhe për të shpërndarë njohuritë e infermierisë dhe shëndetit.

 

Me temën “Profesionistët e kujdesit shëndetësor së bashku për një shërbim sa më cilësor me standard; Komforti dhe përkujdesi, kujdesi infermieror, aspekte të shëndetit dhe vlerat etike”, dhe në partneritet me Universitetet publike dhe jo-publike, organizatat e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare , Kongresi 2të  UISH 2023 do të jetë një qendër e infermierëve dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë, duke i bashkuar të gjithë rreth çështjeve të shëndetit, ekspertët, folësit, profesionistët, mjekët, studentët dhe akademikët.

Paraqitja e abstraktit

Datat kryesore

Dorëzimi i Abstraktit – Hapja 1 Prill 2023
Afati i dorëzimit të abstrakteve 10 Shtator 2023
Njoftimi për Abstraktin 10 Shtator 2023
Afati i dorezimit të Power- Point 25 Shtator 2023

Abstract submission

Key Dates

Abstract Submission Opens 1 April 2023
Abstract Submission Deadline 10 September 2023
Abstract Notification 10 September 2023
Power Point Submission Deadline 25 September 2023

ABSTRAKTI

 

Të gjitha abstraktet do të dorëzohen në rrugë elektronike në adresën e e-mail-it të konferencës: events@urdhriinfermierit.org

Abstrakti duhet të jetë me 300-350 fjalë, në gjuhën shqipe dhe angleze.

Punimi duhet të shoqërohet me të dhënat e kontaktit të autorit korrespondent për komunikim       (emër dhe mbiemër, profesioni, adresa, vëndi i punës, telefon, e-mail).

Abstrakti duhet të jetë në formatin ëord; shkrimi Times New Roman 12, paragrafi Single, orientimi Justified, hapesira midis rreshtave 1.5.

TITULLI: Duhet të jetë me shkronja kapitale, bold, paragrafi centered.

AUTORËT : Duhet të listohen sipas kontributit në punim.

HYRJA; OBJEKTIVAT; METODOLOGJIA; REZULTATET; KONKLUZIONET:

FJALËT KYÇE: 4-5 fjalë.

 

Për çdo informacion, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni në

events@urdhriinfermierit.org

REGJISTRIMI PËR KONGRESIN E II-të ka përfunduar!

Vendi dhe Vendndodhja

Konferenca shkencore zhvillohet të premten, më 27 tetor 2023 pranë ambineteve të Pallatit të Kongresëve në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë.

 

Pallati i Kongreseve (Tiranë) është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Tiranës. Pallati i Kongreseve u ndërtua për realizimin e Kongreseve dhe të Festivaleve.

Dita e II-të, 28 tetor punimet do të zhvillohen në ambientet e Hotel Marriot.