DEKLARATË PËR SHTYP, 31 MARS 2020

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë informon opinionin publik se 20 Infermierët të cilët në këto momente po japin kontributin e tyre në luftën kundër Covid – 19 në Spitalin e Brescias në Itali, janë anëtarë aktivë të Urdhrit dhe të pajisur me Lejen e Ushtrimit të Profesionit të Infermierit.

Lejet e Ushtrimit të Profesionit për secilin nga vullnetarët i janë nënshtruar verifikimit përpara nisjes nga UISH dhe janë plotësisht të njohura nga organet homologe në Itali.

Urdhri i Infermierit shpreh indinjatën e tij përkundrejt të gjithë aludimeve që po bëhen për të zbehur kontributin e profesionistëve tonë në shtetin fqinj, Italinë.