Duke filluar prej datës 15.03.2023 do filloj funksionimi i Platformës Elektronike, e cila do të lehtësojë procedurat, si dhe do reduktojë kohën e marrjes së shërbimeve.
Fillimisht platforma do jetë e aksesueshme për praktikantët të cilët do regjistrohen për praktikën profesionale në Sezonin Mars 2023 dhe gradualisht do jetë e aksesueshme për të gjithë profesionistët anëtarë të UISH-së.
Praktikantët që do të regjistrohen për praktikën profesionale do të aksesojnë në Platformë përmes adresës app-uish.org ku do të krijojnë profilin e tyre.
Pas kryerjes me sukses të procesit të antarësimit praktikanti do të njoftohet me anë të e-mailit për faturën me të cilën duhet të bëj pagesën.
Praktikanti pas kryerjes së pagesës dhe ngarkimit të faturës në profilin individual, me anë të e-mailit do të njoftohet për aprovimin e praktikës.
Suksese!