KODI I ETIKËS DHE DEONTOLOGJISË

Te nderuar kolegë,

Një nga iniciativat e ndërmarra nga Urdhri i Infermierit të Shqipërisë është rishikimi dhe përpunimi i Kodit të  Etikës dhe  Deontologjisë për profesionistët e kujdesit shëndetësor.

Kjo vjen Në zbatim të Ligjit Nr. Ligjit 9718 datë 19.04.2007 “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, të Ligjit nr. 10171 datë 22.10.2009 “Për Profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, dhe sipas Statutit të UISH-së, Neni 2 Urdhri i Infermierit  është Ent publik jobuxhetor, i cili përfaqëson interesat e përbashkëta të profesioneve: infermier/e, mami, fizioterapeft/e, teknik/e laboratori, teknik/e imazherie, logopedist/e si dhe rregullon marrëdhëniet ndërmjet tyre, në funksion të publikut.

Të gjithë ju mund të bashkëpunoni për përmirësimin e dokumentit për të qenë sa më funksional për të gjithë  NE.

Më poshtë gjendet Kodi Etik Deontologjik i  përpunuar

Për  çdo  sugjerim ju  lutemi na shkruani në  adresën e  emailit

uish_albania@yahoo.com  brenda datës 05.05.2023.