Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë (UISH) organizoi për herë të parë “Konferencën Ndërkombëtare “Roli i Infermierëve në Shërbimin e Kujdesit Shëndetësor Parësor Përballë Sfidave të Reja Shëndetësore (INCA)” me mbështetjen e Health for All Project – HAP projekt i Agjensisë Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim. Embassy of Switzerland in Albania
Ky aktivitet shkencor i formatit hibrid me versione onsite dhe virtuale bëri të mundur ndjekjen e aktivitetit nga profesionistë në të gjithë trevat shqiptare dhe të huaja.
Nderuan me pjesëmarrjen e tyre në Konferencë Znj. Ogerta Manastirliu Ministre e MSHMS, Z. Adrian Maitre Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, Z. Idriz Sopjani Dekan i Fakultetit të Infermierisë Kolegji AAB, Kosovë Znj. Ilirjana Zekja Dekane e FSHMT Tiranë dhe Znj. Vjollca Merizaj profesioniste Infermierore në shkolla.
Në seancën e parë në fokus ishte prezantimi i figurës infermierore nga lektorët kyç të huaj si Jacqueline Filkins (ENDA) Angli, Flaka Siqeca ( University of Basel) Kosove , Mieke Deschodt ( The Katholieke University Leuver, Belguim) Belgjike, Gennaro Rocco ( Center of Excellence, Rome) , Ippolito Notarnicola ( Center of Excellence, Rome), Alessandro Stievano ( Center of Excellence, Rome) Itali, Janette Ribaut( University of Basel) Zvicër.
Në seancën e dytë plenare të ndarë në 4 sesione të ndryshme:
- Rimodelimi i Infermierisë në shërbimet e kujdesit parësor shëndetësor
- Sfidat e Kujdesit Pandemia e COVID-19 dhe Shëndetësor Parësor
- Aspekti social i infermierisë në kuadër të kujdesit ndaj sëmundjeve kronike dhe pandemisë
- Sfidat e edukimit në vazhdim, trajnimit profesional dhe praktikës infermierore të bazuar në evidencë.
Me një kombinim i 52 prezantimeve kryesore nga lektorë, prezantimeve orale nga infermierë profesionistë dhe studentë të infermierisë, dhe prezantimi i 14 posterëve virtual, i cili shërben si një platformë për shkëmbim të njohurive dhe diskutimeve rreth sfidave që ata hasin në praktikën e përditshme të infermierisë në shërbimin shëndetësor parësor.