KONFERENCA E PARË KOMBËTARE E FIZIOTERAPISË NË DATËN 8 TETOR 2022

Të nderuar Kolegë,
Kemi kënaqësinë të njoftojmë organizimin e Konferencës së Parë Kombëtare të Fizioterapisë në datën 8 Tetor 2022, me titull “Fizioterapia e së Ardhmes; Shkenca për promovimin e shëndetit, mirëqenies së pacientit dhe sigurisë klinike ” e cila do të mbahet në ambientet e Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.
Ftohen të paraqesin dhe prezantojnë punimet e tyre të gjithë Fizioterapistët dhe studentët e interesuar. Afati i dorëzimit të punimeve është 25 Shtator 2022.
Fokusi i konferencës është të nxjerr në pah evoluimin e fushës së Fizioterapisë në vendin tonë këto vitet e fundit; zhvillimin e modaliteteve të reja të punës për shëndetin global përtej kujdesit të drejtpërdrejtë të pacientit.
Ju mirëpresim!