KONFERENCA E PARË KOMBËTARE TË TEKNIKËVE TË IMAZHERISË

Të nderuar profesionistë të Shkencave Mjekësore,
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka kënaqësinë t’ju ftojë në Konferencën e Parë të Teknikëve të Imazherisë në Republikën e Shqipërisë, me temë : “Zhvillimet e Reja të Teknikave Radiologjike Diagnostifikuese dhe Terapeutike” të organizuar në bashkëpunim me:
▶️ Fakultetin e Shkencave Mjekësore, UET
▶️ Akademinë Lingua
▶️ MedStep

⚠️ Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve: *25 Tetor 2022*
⚠️ Njoftimi i pranimit të punimit: brenda datës *31 Tetor 2022*
Abstraktet do të dorëzohen elektronikisht në adresën e mëposhtme:
events@urdhriinfermierit.org

Data: 8 Nëntor 2022, Ora 10:00
Vendi: Aula Magna UET.