Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojë në Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Teknikëve të Imazherisë dhe Radioterapisë, i cili do të mbahet në datat 26 dhe 27 Shtator 2024 në Hotel Marriot Tiranë.
Me temën :“E ardhmja e radiologjisë: ndërthurja e artit, shkencës dhe teknologjisë”.
Ky Kongres do të bëjë bashkë profesionistë të fushës nga e gjithë Shqipëria, Ballkani dhe Europa.
Kongresi do të jetë një aktivitet multidisplinor, i cili do të trajtojë tema nga fusha e diagnostikës, radioterapisë dhe mjekësisë nukleare.
Për më shumë informacion ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm


