Të nderuar kolegë,
Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojë në Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Teknikëve të Imazherisë dhe Radioterapisë, i cili do të mbahet në datat 26 dhe 27 Shtator 2024 në Maritim Hotel Plaza Tiranë.
Numri i profesionistëve të fushës së imazherisë është rritur dhe vazhdon të rritet gradualisht me kalimin e viteve e gjithashtu dhe kontributi që ato japin në mjekësinë e ditëve të sotme, duke arritur një nivel pjekurie të tillë që të vendosë të ndërmarrë një nismë ambicioze si ajo e organizimit të një ngjarje madhore të përfaqësuar nga Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Teknikëve të Imazherisë dhe Radioterapisë.
Ky Kongres do të bëjë bashkë profesionistë të fushës nga e gjithë Shqipëria, Ballkani dhe Europa.
Kongresi do të jetë një aktivitet multidisplinor, i cili do të trajtojë tema nga fusha e diagnostikës, radioterapisë dhe mjekësisë nukleare.
Punimet tuaja do ti japin një ngjyrë akoma më të bukur këtij eventi, prandaj ne mirëpresim abstraktet tuaja brënda datës 25 Korrik 2024 në adresën elektronike: events@urdhriinfermierit.org
Punimet më të mira do të vlerësohen gjatë Kongresit.
Pjesëmarrja për të gjithë teknikët e imazherisë dhe studentët do të jetë falas.
Ju mirëpresim!
Me konsideratë,
Në emër të Komitetit Organizativ.
Presidentja e UISH
Blerina Duka