KONGRESI Ι- NDËRKOMBËTAR

I

TEKNIKËVE TË IMAZHERISË

TEMA:

E ardhmja e radiologjisë: ndërthurja e artit, shkencës dhe teknologjisë”

TIRANË SHQIPËRI

26-27 SHTATOR 2024

Marriot Hotel

MESAZH MIRËSEARDHJEJE

Të nderuar kolegë,

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojë në Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Teknikëve të Imazherisë dhe Radioterapisë, i cili do të mbahet në datat 26 dhe 27 Shtator 2024 pranë Hotel Marriot Tiranë. 

Numri i profesionistëve të fushës së imazherisë është rritur dhe vazhdon të rritet gradualisht me kalimin e viteve e gjithashtu dhe kontributi që ato japin në mjekësinë e ditëve të sotme, duke arritur një nivel pjekurie të tillë që të vendosë të ndërmarrë një nismë ambicioze si ajo e organizimit të një ngjarje madhore të përfaqësuar nga Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Teknikëve të Imazherisë dhe Radioterapisë.

Ky Kongres do të bëjë bashkë profesionistë të fushës nga e gjithë Shqipëria, Ballkani dhe Europa.

Kongresi do të jetë një aktivitet multidisplinor, i cili do të trajtojë tema nga fusha e diagnostikës, radioterapisë dhe mjekësisë nukleare.

Pjesëmarrja për të gjithë teknikët e imazherisë dhe studentët do të jetë falas.

Ju mirëpresim!

Me konsideratë,

Në emër të Komitetit Organizativ.

Presidentja e UISH

Blerina Duka

Adresa:

 

Vendi: Tiranë, Shqipëri

Hotel: Marriot Tirana

Data: 26  Shtator 2024 , Ora: 16:00 -19:00

Data: 27 Shtator 2024, Ora: 09:00- 17:00

Gjuha zyrtare: shqip dhe anglisht

Regjistrimi në kongres

Regjistrimi mund të bëhet online përmes linkut ose fizikisht pranë zonës së regjistrimit në ambientet e Hotel Marriot, Salla Amantia.

Pjesëmarrja në Kongres si dhe në kurset e ofruara janë falas për të gjithë teknikët e imazherisë dhe studentët.

Në fund të përfundimeve të Kongresit do të jepet certifikata e pjesëmarrjes, prandaj do të ishte mirë për ne që të ishim të informuar paraprakisht për pjesëmarrjen tuaj.