Libri i abstrakteve të Kongresit të II Ndërkombëtar të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë me temën “Profesionistët e kujdesit shëndetësor së bashku për një shërbim sa më cilësor me standarde; komforti dhe përkujdesi, kujdesi infermieror, aspekte të shëndetit dhe vlerat etike” .
170 punime shkencore të profesioneve: Infermieri, Logopedi, Fizioterapi, Imazheri, Mami dhe Teknik Laboratori, janë fryt i punës së palodhur të profesionistëve, me vizionin e lartë për të sjellë vlera dhe ekselencë në formimin profesional.
Shpresojmë që ky gur themeli tashmë i konsoliduar do të jetë një bazë e mirë për hapjen e rrugëtimeve të reja drejt kërkimit shkencor në vijimësi.
Faleminderit të gjithëve për kontributin dhe suksese!