Të nderuar kolegë/e,
Duam të ndajmë me ju lajmin e mirë të miratimit me Vendim të Këshillit të Ministrave “Për elementet e programeve të studimit të ofruara nga Institucionet e Arsimit të Lartë”, të ndryshuar.
UISH ka kërkuar gjithmonë me këmbëngulje për ndryshimin e kurrikulave të programeve të infermierisë/mamisë, për të qenë të orientuar në rezultatet e të nxënit, në rritjen e aftësisve teorike dhe praktike të kompetencave duke i përafruar me programet europiane.
UISH falenderon MAS dhe grupin e punës që kanë punuar për arritjen e këtij qëllimi.
Formimi cilësor dhe me standarte i profesionistëve është një nga objektivat tona kryesore.