April 10, 2020 marin

NDJESE DHE FALENDERIME NDAJ INFERMIERVE TONA TE VYERA

“Ndjesë dhe falenderim ndaj Infermiereve tona të vyera …”, dedikoi Profesori i Nderuar Z. Isuf Kalo, në Ditën Botërore të Shëndetit, që në këto ditë pandemike jemi të parët në luftë kundër COVID – 19.

Për ne nuk është kënduar këngë siç është kënduar për mjekët.
Për ne nuk ka titull “Mjeshtër i Madh i Punës”, “Infermier Nderi” apo ndonje titull tjetër …

Ne, në heshtje kemi punuar duke dhënë kontributin tonë në shërbim të jetës …

Kjo qasje ndaj nesh mund ti ketë rrënjët nga mënyra e vlerësimit të meritave që shoqëria jonë e ka të trashëguar nga meritokracia e profesioneve.

OBSH këtë vit na vlerësoi duke kremtuar 2020 si “Viti i Infermierëve dhe Mamive”, dhe në “Ditën Botërore të Shëndetit”, ne morëm urimin e mirënjohjes për kontributin që infermierët po japin në këto ditë pandemike.

Jemi 29000: Infermierë, Mami, Infermier-mami, Ndihmës-infermier, Fizioterapistë, Logopedistë, Teknikë imazherie dhe Teknikë laboratori, që jemi pjesë e familjes së madhe UISH, mision i së cilës është arritja e standarteve të larta etike profesionale të antarëve të saj.

Misioni ynë është HYJNOR, në shërbim të shëndetit dhe të jetës së njërëzve.

Jemi krenar për punën tonë!


Shkaroni Fjalën e Plotë të Prof. Dr. Isuf Kalo!