NJOFTIM PËR DORËZIMIN E LIBREZAVE TË PRAKTIKËS PROFESIONALE

Prill 2024

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë njofton se në datat 24-25-26-27 prill 2024, ora 12:00-14:00 bëhet dorëzimi i Librezave të praktikës Profesionale për të gjithe ata praktikantë që kanë përfunduar praktikën në sezonin Dhjetor – Mars 2024.
Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentat e mëposhtme:

  • Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike. (shkarkoje këtu)
  • Librezën e Praktikës. (Ata që e kanë dorëzuar në sezone të mëparshme, por më pas nuk janë paraqitur në provim, duhet të specifikojnë në Kërkesë sezonin kur e kanë dorëzuar).

Iu urojmë suksese!

UISH