Njoftim për fituesit e Provimit të Shtetit

Shkurt - Mars 2024

Të gjithë kandidatët e profesioneve të rregulluara Infermieri, Mami, Fizioterapi, Teknik – Laboratori, Teknik – Imazherie dhe Logopedi , që kanë rezultuar fitues në Provimin e Shtetit QSHA Shkurt- Mars 2024 të bëjnë aplikimin për tërheqjen e Lejes së Ushtrimit të Profesionit nëpërmjet Platformës Online (Asnjë Licensë nuk do tërhiqet pranë zyrave të Urdhrit të Infermierit nëse nuk aplikoni nëpermjet Platformës)
Pasi të regjistroheni në Platformë aplikoni tek Rubrika “Licensim për Herë të Parë” duke ngarkuar :

  • Deklaratën e pikëve të provimit.
  • Mandat pagesën që ju vjen nëpërmjet Platformës.(Pasi ta paguani në bankë do ngarkoni faturën që ju jep banka).

Në momentin që Licensa juaj është gati ju njoftoheni nëpërmjet Platformës dhe kur të paraqiteni për ta tërhequr pranë zyrave të Urdhrit të Infermierit të qarkut tuaj duhet të dorëzoni fizikisht:

  1. Diplomë dhe Listë notash të noterizuar.
  2. Fotokopje të kartës së identitetit .

Kujdes! Fotoja që keni në profilin e Platformës duhet të jetë foto dokumenti sepse po me këtë foto do të gjenerohet Licensa juaj.

Pasi të tërhiqni Lejen e Ushtrimit të Profesionit duhet të regjistroheni tek ASCK që të jeni pjesë e Edukimit në Vazhdim dhe të informoheni rreth krediteve.
Suksese!