Të gjithë kandidatët e profesioneve të rregulluara Infermieri, Mami, Fizioterapi, Teknik – Laboratori, Teknik – Imazherie dhe Logopedi , që kanë rezultuar fitues në Provimin e Shtetit QSHA Dhjetor 2023 të bëjnë aplikimin për tërheqjen e Lejes së Ushtrimit të Profesionit nëpërmjet Platformës Online.
Pasi të regjistroheni në Platformë aplikoni tek Rubrika Licensim për herë të parë duke ngarkuar :
- Deklaratën e pikëve të provimit.
- Mandat pagesën që ju vjen nëpërmjet Platformës.(Pasi ta paguani në bankë do ngarkoni faturën që ju jep banka).
Në momentin që Licensa juaj është gati ju njoftoheni nëpërmjet Platformës dhe kur të paraqiteni për ta tërhequr pranë zyrave të Urdhrit të Infermierit të qarkut tuaj duhet të dorëzoni fizikisht:
- Diplomë dhe Listë notash të noterizuar.
- Fotokopje të kartës së identitetit .
Pasi të tërhiqni Lejen e Ushtrimit të Profesionit duhet të regjistroheni tek ASCK që të jeni pjesë e Edukimit në Vazhdim dhe të informoheni rreth krediteve.
Suksese.