Njoftojmë të gjithë kandidatët e profesioneve të rregulluara (Infermieri, Mami, Fizioterapi, Teknik – Laboratori, Teknik – Imazherie dhe Logopedi) që kanë rezultuar fitues në Provimin e Shtetit, të bëjnë aplikimin për Lejen e Ushtrimit të Profesionit.
Dokumentat që nevojiten janë:
- Diploma e Bachelorit dhe lista e notave e noterizuar.
- Deklarata e pikëve të provimit.
- 2 foto dokumenti.
- Mandat pagesën e tërhiqni pranë zyrave të aplikimit.
Kërkesa dhe dorëzimi i dokumentacionit bëhet pranë qarkut ku ju keni bërë regjistrimin fillestar .