Praktika Profesionale Dhjetor 2023

Njoftim

Njoftojmë të gjithë studentët të cilët janë dilpomuar në nivelin e studimeve Bachelor në degët: Infermieri, mami, fizioterapi, teknik laboratori, teknik imazherie dhe logopedi se nga data 18 -22 Dhjetor hapen aplikimet për regjistrim në praktikën profesionale.

Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Online (Antarësohu ).

→ 𝐌ë𝐧𝐲𝐫𝐚 𝐞 𝐫𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧ë 𝐏𝐥𝐚𝐭𝐟𝐨𝐫𝐦ë𝐧 𝐎𝐧𝐥𝐢𝐧𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐧ë 𝐏𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐤ë𝐧 𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞.

Në fillim duhet të krijoni llogarinë tuaj në Platformën Online.

  1. Duhet të klikoni ne Google dhe të shkruani app-uish.org dhe do t’ju shfaqet Platforma Digjitale Online.
  2. Do shkoni tek opsioni Log In që të krijoni profilin tuaj në Platformë.
  3. Pasi të klikoni tek Log In do t’ju kërkohen të dhënat tuaja duke plotësuar të gjitha fushat e detyrueshme.
  4.  Vendosni emailin tuaj që keni aktiv të cilin e përdorni dhe më pas fjalëkalimin me 8 ose më shumë karaktere ku duhet të ketë shkronjë të madhe, shkronjë të vogël dhe numra.
    Kujdes: Fjalëkalimi që do krijoni duhet të jetë i ndryshëm nga ai që keni në email.
  5. Plotësoni të dhënat tuaja të sakta sipas fushave që ju kërkohen: emër, mbiemër, atësinë, mbiemrin e vajzërisë ( është opsionale), datëlindjen, gjininë, nr e Kartës tuaj të Identitetit (duhet të vendosni nr. që fillon dhe mbaron me shkronjë psh.X00000000Y), nr. e telefonit ku të fillojë me +355…, vendlindjen, vendbanimin, qarkun tuaj, kombësinë dhe shtetësinë.
  6. Duke klikuar tek fusha “ID ose Pasaporta” do ngarkoni Kartën tuaj të Identitetit ose Pasaportën ,në formatin pdf.
  7. Duke klikuar tek fusha “Fotografia” do ngarkoni një foto dokumenti ( me veshje serioze).
  8.  Kliko opsionin “Konfirmoj Deklaratën” për të vazhduar më tej me procedurat e radhës.
  9. Do plotësoni të dhënat e shkollimit tuaj duke klikuar në fushat përkatëse: Emri i institucionit arsimor, nr. e diplomës, datën e diplomomit, nivelin e shkollimit, qytetin ku keni kryer studimet, shtetin ku jeni diplomuar si dhe pofesionin tuaj.
  10. Ngarkoni diplomën(në mungesë të diplomës vërtetim diplomimi) dhe listen e notave të noterizuara si dhe cv-në duke klikuar në fushat përkatëse.  Dokumentat duhet të jenë në formatin pdf, ndryshe aplikimi juaj nuk ka rezultat.
  11. Pas plotësimit të të gjitha fushave kontrolloni dhe njëherë nëse të gjitha fushat e detyrueshme janë të plotësuara dhe pasi ta keni bëre këtë jepni komandën Vazhdo.

Në këtë moment krijohet profili juaj në Platformën digjitale online, ku do të keni dhe nje mesazh mirëseardhjeje në email dhe në Platformë.

→ 𝐏𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐚 𝐩ë𝐫 𝐑𝐞𝐠𝐣𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦 𝐧ë 𝐏𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐤ë𝐧 𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞:

  • Pasi keni krijuar profilin tuaj dhe jeni tashmë anëtar në Platformën digjitale, shkoni tek rubrika “Praktika” dhe klikoni aty.
  • Plotësoni profesionin për të cilin do të regjistroheni për ndjekjen e praktikës profesionale 3 mujore.
    Gjithashtu dhe shkollimin tuaj të cilin e merr automatikisht sistemi.
  • Në emailin tuaj vjen fatura e aplikimit për praktikën profesionale të cilën duhet ta printoni për ta paguar dhe më pas ta ngarkoni në rubrikën “Ngarko pagesën”.
  • Pasi të keni ngarkuar faturën do t’ju vij një mesazh në Platformë që fatura juaj është ngarkuar me sukses dhe do qëndroni në pritje të shqyrtimit të aplikimit tuaj.
  • Në bazë të njoftimit që do të publikohet në rrjetet tona sociale website, facebook dhe instagram, ju do të paraqiteni pranë zyrave të Urdhrit të Infermierit të qarkut tuaj për tu pajisur me dokumentat përkatëse për ndjekjen e praktikës profesionale 3 mujore.

Suksese!