Shkolla Verore 2024

Qershor – Korrik 2024, Innsbruck, Austria

Gerhad Berger

Gerhad Berger

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësisë dhe Infermierisë në Universitetin Shëndetësor të Shkencave të Aplikuara Tirol, ofrojnë një shkollë verore për të gjithë studentët e sapodiplomuar të infermierisë në Shqipëri për të përfunduar një praktikë të udhëhequr nga UISH.
Për çdo kurs dhe praktikë do të jepen kredite ECTS pasi studentët të kenë përfunduar kurset të cilat mbyllen me provim.
Studentët do të qëndrojnë në Insbruk për rreth dy muaj. Gjatë kësaj kohe, ata do të njohin spitalet dhe shtëpitë të moshuarish të Tirolit, Innsbruck si një qytet studentor i gjallë në Alpe dhe një pasqyrë në botën emocionuese të infermierisë së Tirolit.

Richard Günter

Richard Günter

Gjatë kësaj shkolle verore, studentët e sapodiplomuar të infermierisë do të:

  • Zbulojnë qasjen austriake për edukimin universitar në Shkencat Infermierore.
  • Te ndjekin trajnim të dyfishtë me teori dhe praktikë.
  • Njihen me kulturën dhe shoqërinë austriake.
  • Përmirësojnë aftësitë e tyre në gjuhën gjermane
  • Fitojnë njohuri në fushat përkatëse të interesit

Programi

Shkolla verore do të përbehet nga leksione teorike dhe një praktikë në spitale dhe/ose shtëpi pleqsh. Ne gjithashtu do të organizojmë një kurs për gjuhën gjermane ku pjesëmarrësit mund të përmirësojnë aftësitë e tyre të gjuhës gjermane.

Richard Günter

Richard Günter

Planifikimi i praktikës

  • 11.5 orë / ditë /161 orë për një praktikë
  • Për 16 ditë pune + 11.5 orë/ditë = 184 orë praktikë
    Institucion Lloji i sherbimit
    Regional nursing clinic (Klinike) Long-term care ( kujdesi afatgjate)
    LKH Hochzirl (Spital)

    LKH Natters (Spital)

    Prevention and rehabilitacion

 

Në fund të këtij kualifikimi pjesëmarrësit pajisen me një certifikatë dhe pikë ECTS (pas dhënies se provimeve përkatëse).

 

Ne gjithashtu në FH Gesundheit Tirol  i mbështesim dhe ndihmojmë studentët të cilët po planifikojnë një proces nostrifikimi/ njëhsimi të diplomës së tyre universitare në Austri.

Gerhad Berger

Gerhad Berger

Lloji i programit: Kurse teorike dhe trajnime praktike dhe kurs i gjuhës gjermane

Gjuha e mësimdhënies: Gjermanisht dhe Anglisht

Kohëzgjatja e shkollës verore: 2 muaj

Kush mund të aplikojë? Studentët e sapodiplomuar të infermierisë me njohuri themelore të gjermanishtes (të paktën niveli A1). Përafërsisht 15-20 pjesëmarrës

Kohëzgjatja e shkollës verore: Qershor – Korrik 2024

Kostot

Grantet janë në dispozicion për të gjithë studentët që kanë studiuar Infermieri dhe janë diplomuar (niveli Bachelor/Master) pranë një prej universiteteve Shqiptare, dhe duhet të bëjnë praktikën e detyruar pranë UISH. Granti mbulon:

Richard Günter

Richard Günter

    • Shpenzimet e udhëtimit nga Tirana në Insbruk dhe anasjelltas.
    • Gjatë qëndrimit të tyre në Austri, një biletë për Tirol.
    • Akomodimi për kohëzgjatjen e qëndrimit.
    • Dreka është falas; studentet do të marrin një kupon më të lirë per mëngjesin dhe darkën.
    • Studentët marrin 500 euro neto në muaj për periudhën e qëndrimit në Austri.

Si të aplikoni?

Në emailet e mëposhtëm duhet të dërgoni:

  1. Diplomë Bachelor dhe listën e notave.
  2. Kartën e praktikantit.
  3. Certifikatën për nivelin e gjuhës gjermane që dispononi.

Aplikimet pranohen deri me datë 15.04.2024. 

Për FHG – Zentrum für Gesundheitsberufe GmbH:

nertila.podgorica@fhg-tirol.ac.at

Dr.Phil.Nertila Podgorica, MScN

Researcher / Kordinatore e Summerschool

T +43 512 5322-76789

Për Urdhrin e Infermierit të Shqipërisë:

tirana.uish@gmail.com

Rruga Reshit Petrela, Poliklinika 4(Dispanceria), Tirane, Al