THIRRJA PËR KONFERENCËN E “I” KOMBËTARE TË IMAZHERISË

Të nderuar Kolegë,

Kemi kënaqësinë të njoftojmë organizimin e Konferencës së Parë Kombëtare të Teknikëve të Imazherisë në datën 8 Nëntor 2022, me temë “Zhvillimet e Reja të Teknikave Radiologjike Diagnostikuese dhe Terapeutike“ e cila do të mbahet në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, adresa: Kompleksi Xhura, Rruga “Xhanfize Keko”, Tiranë, Shqipëri.

Ftohen të paraqesin dhe prezantojnë punimet e tyre të gjithë teknikët e imazherisë, mjekët radiologë, infermierët e departamenteve radiologjike si dhe studentët e interesuar. Afati i dorëzimit të punimeve është 30 Shtator 2022.

Duke e cilësuar si një ndër eventet më të rëndësishme të fushës së Imazherisë, i cili do të bëjë bashkë të gjithë profesionistët përkatës, mirëpresim punimet tuaja, për të diskutuar mbi risitë e
aplikimit të radiologjisë në të gjitha disiplinat mjekësore në vendin tonë.

Ju mirëpresim!

Shkarkoni materialin