Revista “Profesionistët e Shëndetit” është një revistë shkencore, periodike, për punimet shkencore në të gjitha fushat për zhvillimin e njohurive të Profesionistëve të Kujdesit Shëndetësor në Shqipëri, duke përfshirë gjithë profesionistët Infermier, Mami, Fizioterapist, Logopedist, Teknikët e Laboratorit dhe Teknikët e Imazherisë.
Në fokus është rivendosja e një kulture të re, me qëllim promovimin dhe zhvillimin profesional, në përditësimin e njohuritë e reja në praktikën klinike, për tju ofruar profesionistëve një platformë për shkëmbimin e eksperiencave profesionale dhe një bazë të dhënash për përmirësimin e cilësisë së kujdesjeve.
Botimi të jetë në formën online dhe printimi i një numri të limituar për shpërndarje në zyrat rajonale në qarqe dhe arkivimi i tyre fizik, vendosjen dhe një numri International Standard Book Number (ISBN), sipas standarteve të njohjes së dokumentit.