Urdhëri i Infermierëve të Shqipërisë (UISH) ju fton në “Konferencën Ndërkombëtare “Roli i Infermiermierëve në Shërbimin e Kujdesit Shëndetësor Parësor Përballë Sfidave të Reja Shëndetësore” – e planifikuar të mbahet më 6 Tetor 2021 në Tiranë, Albania.
Ky aktivitet shkencor është planifikuar si format hibrid me versione virtuale dhe onsite ku pjesëmarrësit do të marrin pjesë në konferencë në Tiranë .
Tema e konferencës është rreth shërbimit shëndëtësor parësor dhe rolin e infermierëve përballë sfidave të reja shëndetësore. Roli i shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Parësor për të arritur qëllimin global, në veçanti integrimin e ndërhyrjeve efektive është thelbësor. Për më shumë se dyzet vjet Kujdesi Parësor Shëndetësor (SHPK) është njohur si gurthemeli i një sistemi shëndetësor efektiv dhe të përgjegjshëm. Deklarata e Alma-Ata e vitit 1978 riafirmoi të drejtën për nivelin më të lartë të arritshëm të shëndetit, me barazinë, solidaritetin dhe të drejtën për shëndetin si vlerat e saj thelbësore. Infermierët kanë një rol kryesor në kujdesin parësor në zgjerimin, lidhjen dhe koordinimin e kujdesit. Por gjithashtu nevoja për të forcuar rolin e infermierëve në ekipin profesional të kujdesit shëndetësor parësor duhet të merret në konsideratë duke krijuar modele të reja të shërbimeve të kujdesit që plotësojnë nevojat më të ngutshme të identifikuara në nivelin e komunitetit, të tilla si parandalimi dhe kontrolli i sëmundjeve jo-ngjitëse, kujdesi në shtëpi për të moshuarit, modele të kujdesit përmes teknologjisë dixhitale, veçanërisht në zonat e thella etj. Shekulli i 21-të dhe pandemia e COVID-19 shtuan kërkesat për kujdes për shkak të barrës në rritje të sëmundjeve kronike afatgjatë dhe të shumta, duke vendosur sistemet shëndetësore dhe personelin shëndetësor në të gjithë botën përballë sfidave të reja.
Kjo konferencë ndërkombëtare do të jetë e para në llojin e saj që do të fokusohet tërësisht në shërbimin dhe kujdesin shëndetësor parësor. Gjithashtu, konferenca synon të trajtojë aspektin social të infermierisë, pasi disiplina e infermierisë më shumë se kujdes, është një vlerë shoqërore dhe pandemia COVID-19 theksoi më tej aspektin social të profesionit të infermierit.
Programi i konferencës është një kombinim i prezantimeve kryesore (nga lektorë të huaj dhe vendas), prezantimeve orale nga infermierë profesionistë, studentë të infermierisë, dhe prezantimi i posterëve virtual, i cili shërben si një platformë për shkëmbim të njohurive, diskutimeve rreth sfidave që ata hasin në praktikën e përditshme të infermierisë në shërbimin shëndetësor parësor.
Si një nga ngjarjet më të rëndësishme të infermierisë, konferenca ndërkombëtare “Roli i Infermierëve në Shërbimin e Kujdesit Shëndetësor Parësor Përballë Sfidave të Reja Shëndetësore” është mundësia juaj të ndani punën te dhe të ndërtoni profilin tuaj profesional në një skenë ndërkombëtare, në një nga forumet më të respektuara të infermierisë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.