Zëri që udhëheq – Vizioni i së ardhmes shëndetësore

Sot me 12 Maj, si çdo vit, Infermierët në mbare botën festojnë Ditën Ndërkombetare të Infermierëve.
Tema nga Organizata Ndërkombëtare e Infermiereve ICN për vitin 2021 është
” Zëri që udhëheq – Vizioni i së ardhmes shëndetësore. “

Uroj sot në këtë ditë 22 mijë infermierët Gëzuar Festën, me një mirënjohje të thëllë për punën e tyre të palodhur bashkëshoqëruese e pandemisë COVID-19.
Në këtë ditë duhet të kujtojmë me mirënjohje Florence Nightingale për kënaqësinë e jashtëzakonshme që i dhuroji ky profesion fisnik duke hedhur bazat e infermierisë moderne.
Kjo ditë kujtese për të nderuar dhe kujtuar Florencat tona Shqiptare, që shkëlqejnë me punën e tyre duke kryer me heroizëm, plot pasion dhe përkushtim, ku disa prej tyre humbën dhe jetën në pandeminë COVID-19.
Urdhri I Infermierit të Shqipërisë,KA ndërmarrë nje sërë insiativash për të ngritur lart zërin e infermierit dhe për të fuqizuar ku kërkesat e shoqërisë për profesion janë gjithnjë në rritje, ku shërbimet specifike në kujdesit në shërbim të komunitetit duhen të kryhen me kompetence dhe profesionalizëm nga infermierët
Prandaj sot, për punën fisnike, humane që kryeni ku fjala juaj e kujdesshme luan një rol të rëndësishëm në procesin e kurimit të pacientit, dëshiroj t’ ju falenderoj dhe të jeni krenarë për këtë profesion.


Gëzuar!
Blerina Duka
President
Urdhri Infermierit Shqipëtar