Libri i Kompetencave, Kartela Logopedike dhe Kodi Etik për Logopedistët.

Të nderuar kolegë,

Urdhri Infermierit të Shqipërisë ka përfunduar Draftin e Librit të Kompetencave, të Modelit të Kartelës Logopedike dhe të Kodit Etik për Logopedistët. Këto dokumenta do të shërbejnë si materiale bazë themelore të formimit profesional, mbi të cilat mund të ndërtohen në vijimësi materiale e struktura të tjera ndihmëse.

Synimi ynë është të mbështesim profesionistët në ushtrimin e profesionit, për të ofruar shërbim cilësor drejt ekselencës.

Ftojmë çdo profesionist të fushës që ka dëshirë të bashkëpunojë dhe të japë kontributin e tij në përmirësimin e këtyre drafteve të dërgojnë sugjerimet e tyre në adresën tonë të emailit: events@urdhriinfermierit.org