JA Control Panle

UISH

Konferenca Kombëtare e UISH

E-mail Print PDF

Më dt. 31.01.2014 Urdhri i Infermierit të Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me bashkëpunimin dhe mbështetjen e Swiss Coorperation programi “Sistemi për Zhvillimin Profesional” organizoi Konferencën Kombëtare me temë: “Reformimi i kujdesit shendetësor në Shqipëri, sfidë e madhe për profesionistët e kujdesit.” Etikë- Profesionalizëm-Menaxhim-Integrim.

Sabri-skenderi-konference-310114-S Presidenti i UISH z. Sabri Skënderi

Milva-Ekonomi-konference-310114-S Zv. ministrja e Shëndetësisë znj. Milva Ekonomi



Në   Konferencë   morën   pjesë:   zv.   ministrja e Shëndetësisë znj. Milva Ekonomi, Presidenti i UISH
z.    Sabri Skënderi, Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Teknike Prof. Dr. Petrit Bara, Drejtoresha e QKEV znj. Entela Shehu, Sekretari i Përgjithshëm i Urdhrit të Mjekut z. Sheqir Krasta, përfaqësuesi i Urdhrit të Farmacistit, Drejtori i Qendrës Kombëtare të Cilësisë dhe Akreditimit Prof. Dr. Isuf Kalo dhe drejtues të Institucioneve Shëndetësore në qendër dhe në rrethe. Morën pjesë infermierë, laborantë, mami, fizioterapeftë dhe teknikë imazherie nga gjithë institucionet publike e private.
Konferencën e përshëndeti zv. ministrja znj. Milva Ekonomi si dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore dhe Teknike Prof. Dr. Petrit Bara. Një përshëndetje e veçantë u bë nga N/Drejtorja e Swiss Coorperation në Shqipëri znj. Ana Savary, e cila vlerësoi punën dhe bashkëpunimin me infermierët shqiptarë dhe premtoi bashkëpunim të mëtejshëm me UISH.
Në fjalën e tij Presidenti i UISH vlerësoi punën e Profesionistëve të Kujdesit në Shqipëri, rolin e tyre, vështirësitë e tyre dhe kërkoi më tepër vlerësim, bashkëpunim dhe përfaqësim të tyre nga të gjitha organet shtetërore.
Ai theksoi se në njohje të situatës dhe problematikave UISH, si institucion vetërregullues, do të punojë për përmirësimin e sjelljeve etiko-profesionale si dhe për rritjen e nivelit profesional nëpërmjet edukimit të vazhdueshëm profesional.

Ana-Savary-konference-310114-S Përshëndetje nga N/Drejtore e Swiss Coorperation në Shqipëri
znj. Ana Savary

 

 

Kërkoni në website

Procedura e Licensimi

Fotoalbum

Vizitorë online

We have 21 guests online