JA Control Panle

UISH

Misioni

E-mail Print PDF

Misioni i Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë

1. Urdhri i Infermierit ka si mision ruajtjen e standardeve të miratuara nga Ministri i Shëndetësisë, në ushtrimin e profesionit infermier, mami ose fizioterapeft, nëpërmjet mbikëqyrjes së normave të etikës dhe të Kodit Etik-Deontologjik të profesioneve infermier, mami dhe fizioterapeft si dhe mbrojtjes të pacientëve dhe të publikut nga kequshtrimi i profesionit të infermierit, mamisë apo fizioterapeftit.
2. Në përmbushje të këtij misioni, Urdhri i Infermierit:

  • kryen regjistrimin e infermierëve, mamive dhe fizioterapeftëve në regjistrin përkatës të këtij urdhri;
  • mbikëqyr zbatimin e detyrave profesionale, në përputhje me kërkesat e shkencave mjekësore, rregullat e etikës dhe Kodin Etik-Deontologjik;
  • siguron udhëheqjen etiko-morale e deontologjike të bashkësisë së infermierëve, mamive dhe fizioterapeftëve, pavarësinë e ushtrimit të profesionit dhe mbron interesat moralë të këtij profesioni;
  • mbron interesat e pacientëve dhe të publikut nga kequshtrimi i mjekësisë dhe shkelja e Kodit Etik-Deontologjik Mjekësor nga ana e infermierëve, mamive dhe fizioterapeftëve;
  • bashkëpunon për zhvillimin e standardeve profesionale, për planifikimin dhe hartimin e programeve të formimit profesional për realizimin e specializimeve të ndryshme dhe të edukimit në vazhdim të mamive, infermierëve dhe fizioterapeftëve;
  • konfirmon anëtarësinë në Urdhrin e Infermierit të Shqipërisë, nëpërmjet dhënies së çertifikatës së anëtarësimit.

 

Kërkoni në website

Procedura e Licensimi

Fotoalbum

Vizitorë online

We have 34 guests online