JA Control Panle

UISH

INFORMACION

E-mail Print PDF

Urdhri Infermierit njofton se për studentët të cilët diplomohen tashti dhe ata që nuk janë regjistruar, në degët infermier, mami, fizioterapi, teknik laboratori, teknik imazherie, logopedist procedura e regjistrimit ka ndryshuar si më poshtë:

- Pas pajisjes me diplomë, të gjithë kandidatët do të bëjnë gati dosjen e tyre personale me dokumentet e mëposhtme dhe do të regjistrohen në qarkun përkatës për realizimin e Praktikës Profesionale me Mbikëqyrje.
- Dokumentet e nevojshme janë:

  • Kërkesë për anëtarësim (të cilën e shkruan vet personi i interesuar).
  • Diplomë dhe listë notash të noterizuar.
  • Fotokopje të kartës së identitetit.
  • Fotokopje të kartës së identitetit.
  • Pesë fotografi.
  • Një CV.
  • Vërtetimin e Drejtuesit të Praktikës Profesionale, ku do të fillojë praktikën, (të cilin e plotëson personi që do t’iu ndjekë në praktikë që caktohet nga UISH).
  • Derdhje në llogari të Urdhrit të Infermierit shumën prej 3 000 lekësh në një nga këto banka:
  • BANKA CREDINS me nr. llogarie: 145351
  • BANKA RAIFFEISEN me nr. llogarie: 0100927928
  • INTESA SANPAOLO BANK me nr. llogarie: 2022930901
  • BANKA TIRANA me nr. llogarie; 0130-309114-100
  • BANKA KOMBËTARE TREGTARE me nr. llogarie: 416284099

Pas dorëzimit të dosjes kandidatët do të marrin dokumentet e mëposhtme:

  • Librezën e Praktikës Profesionale, e cila përmban në pjesën e parë të saj informacion të përgjithshëm si dhe temat në lidhje me provimin e praktikës profesionale. Në pjesën e tretë të këtij dokumenti bëhen shënimet për çdo ditë të praktikës nga profesionisti që është zgjedhur si mbikëqyrës nga ana e kandidatit.
  • Karta e identitetit profesional, është një dokument identifikimi profesional e cila mbahet varur në përparëse gjatë ushtrimit të praktikës profesionale.

Për personat që janë diplomuar për infermieri dhe mami duhet të bëjnë një praktikë dy javore në shërbimin e urgjencës pranë rretheve ku jetojnë.
 
Të gjithë kandidatët e interesuar për tu regjistruar në praktikë mund të paraqiten pranë zyrave përkatëse të UISH sipas sezoneve të mëposhtme:

informacion-praktikantet-ndryshuar-dt22-2-2016



 

Kërkoni në website

Procedura e Licensimi

Fotoalbum

Vizitorë online

We have 27 guests online